04:20 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrásja e 24-vjeçarit, Dom Gjergj Meta: Më fal që nuk munda me mbërritë në kohë…

09:44 | 05/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrásja e 24-vjeçarit, Dom Gjergj Meta: Më fal që nuk munda me mbërritë në kohë…

Me fjalë të ndjera e ka kujtuar humbjen e jetës së Xhentil Bardhit, Dom Gjergj Meta i cili me një postim në Facebook është shprehur se kishte ende shumë fjalë për t’i thënë, të riut që u vrá mbrëmë në Krujë.

Postimi i plotë i Dom Gjergj Metës: Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë … Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën Xhentil Bardhi 24-vjeç dhe vëllai i tij Gramoz Bardhi 34-vjeç pasi janë qëlluar me ármë zjárri në orët e vona të mbrëmjes. Dyshohet se viktimave u është bërë pritë nga autori Roland Pula për shkak të një konfliki të vjetër që ka pasur mes familjeve të tyre.

Mësohet se Pula është një person problematik, pasi dhe më herët ka pasur precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjeve. Kònflikti mes dy víktimave dhe autorit vazhdonte prej vitesh, ndërsa ka arritur kulmin mbrëmjen e djeshme ku dyshohet se ka pasur sherr në ambientet e një lokali. Pas ngjarjes Roland Pula ka shkuar pranë banesës së dy víktimave dhe ka qëlluar drejt tyre. Kanë qenë familjarë të tjerë ata që kanë bërë transportimin e dy të rinjve drejt spitalit të Traumës, por kanë ndërruar jetë rrugë.

Mes dy familjeve Bardhi dhe Pula ka pasur një kònflikt te hershem. Rreth 15 vite më parë djemtë e familjeve përkatese janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit. Policia ndërkohë ka marrë në pyetje si babain e autorin ashtu dhe atë të víktimave, për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes të ndodhur, që ka prishur harmoninë e fshatit, që prej vitesh të tëra nuk shënonte ngjarje të tilla të rënda.

Ka dyshime se në átentat të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë përveç Pulës, pasi sipas dëshmive mbi ta është qëlluar njëkohësisht. Mbetet ende pjesë e hetimeve për të zbuluar personin tjetër apo personat e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë krim.

Mësohet se pjesë e kònflikteve mes Pulës dhe dy vëllezërve Bardhi kanë qenë dhe ato që lidhen me pronësinë e një toke, por mbeten ende në hetim. Faxweb.al raporton se njëri prej vëllezërve Xhentil Bardhi ka qenë prift dhe një besimtar i rregullt, ndërkohë që Gramoz ka qenë i martuar dhe me dy fëmijë.

Policia ngriti mbrëmjen e djeshme drone në të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, po derimë tani e vetmja gjurmë që është gjetur prej tij është mjeti me të cilin ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja, që duhet thënë se bën pjesë te makinat luksoze./Faxweb.al

Etiketa: Dom Gjergj Metaxhentil bardhi
Pas

Dita ndërkombëtare e mjedisit, Meta: Të zgjohemi që betoni të mos zhdukë gjelberimin

Para

“Toka e premtuar”, sillnin në mënyrë të páligjshme shtetas nga Lindja e Mesme/ Ndalohen 2 shtetas, 6 të tjerë në kërkim

Para
Rrëfehet gazetari: E bëra një spiunllik që në mëngjes, shkova në polici…

"Toka e premtuar", sillnin në mënyrë të páligjshme shtetas nga Lindja e Mesme/ Ndalohen 2 shtetas, 6 të tjerë në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.