Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar lidhur me tubimin e organizuar dje në Tiranë, nga qindra gra dhe vajza kundër dhùnës dhe ábuzimit me të miturat. Meta kërkon që të zbardhet sa më parë rasti i dhùnimit të të miturës në Babrru, dhe të vihet përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit dhe personat e lidhur me ngjarjen.
Postimi i presidentit: Kur çdo formë dhùne tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëhere dhùna kthehet në sistem! Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhùne dhe ábuzivizmi.
Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
I bëj thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e ábuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe d.enoncimin e këtyre rasteve tro.nditëse. Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre!