Policia e Korçës ka vënë në pranga gjatë ditës së sotme një të ri, i cili lëvizte i ármatosur nëpër qytetarë dhe me precedentë të mëparshëm penalë. Burime bëjnë me dije se personi që është vënë në pranga është shtetasi Mateo Aliko, që pas kontrollit të policisë i është sekuestruar edhe makina me të cilën lëvizte.
Aliko është i njohur për blutë e Korçës, si shtetas me precedent penale, i dënuar për grabitje dhe plagosje. Ai rezulton i árrestuar në vitin 2008 së bashku me dy persona të tjerë dhe i dënuar për grabitjen e 800.000 mijë lekëve në një pikë bixhozi, ku gjatë grabitjes kishte plagosur tre persona. Ndërkohë në shkurt të 2019 iu bë atentat me breshëri kallashnikovi drejt makinës së tij një Volksëagen Touareg.
Njoftimi i plotë i policisë: Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte në qytet me ármë zjarri, strukturat e Policisë Korçë menjëherë koordinuan veprimet, lokalizuan autorin e dyshuar dhe u vunë në ndjekje të tij.
Shtetasi M. A., i cili po lëvizte me mjetin e tij tip “Volkswagen Touareg”, duke parë se ishte vënë në ndjekje nga Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, për të shmangur përgjegjësinë penale, hodhi në një kosh mbeturinash në lagjen nr. 4, ármën e zjarrit pistoletë tip “Glock” me 7 fishekë, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për hetimin e krímeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë árrestimin në flagrancë të 29-vjeçarit, banues në Korçë, (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krímeve kundër pronës e sigurisë publike) dhe materialet i referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ármëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me bùrgim deri në 7 vjet.