Presidenti i vendit Ilir Meta në një deklaratë për mediat u pyet nga gazetarët lidhur me Reformën Zgjedhore, dhe marrëveshjen që ende nuk është arritur mes palëve politike. Meta tha se Reforma duhet të përmbyllet sa më parë, për shkak se nga ajo varet pjesërisht dhe integrimi i vendit për në BE.
“Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve për Reformën Zgjedhore, unë uroj që të këtë një konsenus sa më të shpejt mes palëve, në mënyrë që komisioni europian të shënoj një përgjigje pozitive për vendin. Duket se ka progres, opozita nuk ka vënë si kusht një qeveri tranzitore, dhe kjo mund të çojë më shpejt drejt një marrëveshje.
Mesazhi im për opozitën ka qenë ky që të bëj maksimumin dhe të kordinoj sa me ngushtë me komisionerin për zgjerim dhe bundestagun”, tha Meta. Ndërkohë i pyetur nga gazetarët se pse nuk ishte ai negociatori mes palëve politike për Reformën, po diskutimet u zhvilluan në një seli diplomatike, Meta tha se ”të dy palët i bënë bisedimet aty ku e menduan të arsyeshme”.