Deputeti demokrat Myslim Murrizi, ka folur për marrëveshjen e firmosur nga mazhoranca dhe opozita joparlamentare për Reformën Zgjedhore.
Murrizi ka treguar mbrëmjen e sotme bisedën që ka zhvilluar me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim. Ai tregon se ambasadores i ka thënë në sy se nuk do ta votojë Reformën Zgjedhore, e për më tepër pa u ndryshuar sistemi.
“Zonjës Kim i thashë: Kemi ardhur dhe kam mbajtur mandatin për të votuar një Reformë Zgjedhore, ju na paraqitët një pazar të pistë, e vratë Reformën Zgjedhore. Nuk e votoj, kaq”, u shpreh ai në Ora News.
Marrëveshjen deputeti e cilëson si makiazh dhe pazar, ndërsa paralajmëron se deputetët opozitarë nuk do ta votojnë.
“Deputetët e opozitës parlamentare nuk votojnë asnjë pazar se kjo nuk është reformë zgjedhore, është arnim i vogël ku janë në lojë disa miliona europor që besoj se nuk do të bëhet në këto zgjedhje”, theksoi Murrizi.