Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një video nga Durrësi të postuar në Twitter shfaqet në bregdet duke u stërvitur, siç edhe shprehet ai “për fitoren e 10-të radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”.
Meta u uron miqve të tij keltë një të dielë të shkëlqyer duke i ftuar të vizitojnë Shqipërinë për pushimet verore.
Ky gjest i presidentit ka bërë jehonë në mediat skoceze, të cilat shkruajnë se “Presidenti i Shqipërisë stërvitet për fitoren e 10 radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”
Një nga gazetat më të rëndësishme skoceze “The Celtic Star” të fansave të Klubit të Futbollit Celtic FC, i ka kushtuar vëmendje të madhe postimit të veçantë të Presidentit Meta.
Ja çfarë shkruan “The Celtic Star”:
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë një tifoz i madh i Celtic qysh kur Rudi Vata luajti për këtë klub. Ai ka përvetësuar vlerat dhe identitetin e ekipit dhe shikon çdo ndeshje me fanatizëm.
Meta gjithashtu poston plot pasion për të gjitha gjërat e Celtic, teksa drejton vendin dhe zgjidh punët aktuale! Sot, në Durrës, Presidenti Meta vrapoi buzë detit në një fanellë keltike duke bërë një gjest me duar – dhjetë, duke nënkuptuar edhe fitoren e 10 radhazi të kampionatit nga Celtic FC.
Today in Durrës, training for our 10th Premiership Champions in a row!
Flaming hugs for all my Celt friends and have a great Sunday!
You are welcomed to visit beautiful Albania for the summer holidays! I promise you won’t be disappointed!
Hail Hail! #CelticFC pic.twitter.com/9gdAs8Smmd— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) June 7, 2020