05:26 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘E mirë e mirë, po ka shumë yndyrë’, Basha shkon deri në Elbasan për të blerë bugaçe: Kroasanti i Shqipërisë

11:58 | 08/06/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘E mirë e mirë, po ka shumë yndyrë’, Basha shkon deri në Elbasan për të blerë bugaçe: Kroasanti i Shqipërisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha është ndalur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku ka zhvilluar takime me biznesmenë të vegjël, për ti pyetur ata se si po përballen me situatën pas pandemisë.

Basha ka zgjedhur që të provojë dhe një nga specialitetet e këtij qyteti siç e quan ai, bugaçen elbasanase. Basha ka vizituar një nga byrektoret e qytetit, ndërsa përmes një videoje në rrjetet sociale shprehet se ka shkuar ta blejë vetë bugaçen. Me humor kryedemokrati e cilëson si kroasantin e Shqipërisë, ndërsa kujton edhe kohën kur e ka konsumuar për herë të parë.

Lulzim Basha: Bugaçja më e mirë e Elbasanit. Sa herë kanë ardhur e kanë marrë bugaçen këtu dhe ma kanë sjellë. Sot kam ardhur me e ble vetë bugaçen. Specialiteti i Elbasanit dhe kroasanti i Shqipërisë, mund ti themi kështu se ka të të njëjtët përbërës. Ka gjalpin me shumicë.

Shitësja: Atë kemi të keqe ne yndyrën.

Lulzim Basha: Të keqen kemi një gjë tjetër ne, atë që na rrit taksat dhe s’po lë bizneset me marr frymë. Por ai është muhabet tjetër. Kjo pra është buçja e famshme e Elbasanit, që është një specialitet tipik i këtij qyteti. Realisht gatuhet në orët e para të mëngjesit dhe është mëngjesi tipik i elbasanllinjve. Në vitet kur punoja në Kosovë, kur nuk ishte akoma Rruga e Kombit sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht mëngjesi na gjente në Elbasan, ku në çdo byrektore kishim një zgjedhje mes byrekut dhe bugaçes. Unë nuk e njihja çfarë ishte bugaçja dhe porosisja gjithmonë byrekun, e mësova më vonë kur isha deputet i Elbasanit. Dhe ia rekomandoj kujtdo.

Pas

Shëmbja e Teatrit/ AMT nuk i ndal padit, këtë herë kallëzon antarët e Këshillit Bashkiak

Para

LAJM I FUNDIT/ Covid mbyll Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër

Para
LAJM I FUNDIT/ Covid mbyll Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër

LAJM I FUNDIT/ Covid mbyll Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.