Reperi Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë bërë prindër për herë të parë. Vetëm një muaj pas kurorëzimit të martesës së tyre ata janë bërë prindër të një vajze. Lajmin e ka bërë të ditur babai i Erzinës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta yte qoftë e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin.”- ishin fjalët e vjehrrit të këngëtarit.
Emri i vajzës ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.
Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.
Reperi më herët ka treguar se ka ndërmend që të largohet nga muzika dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së tij.
“Pak nga pak po ik nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo është një farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë. Unë mensoj se si sporti edhe arti e kanë ciklin e vet dhe më pas duhet t’u lësh vendin të rinjve”, është shprehur Mc Kresha.
Izës i urojmë jetë të gjatë.