Studentët e Lëvizjes për Univeristetin kanë bërë thirrje për bójkotim të tarifës shkollore, ndërsa ka nisur të mbledh edhe nënshkrime për një péticion drejtuar ministrisë së Arsimit ku kërkohet anulimi i tarifave për vitin akademik 2019-2020, arsyet kryesore të kësaj kërkese lidhen me vështirësitë ekonomike të krijuar nga tërmeti dhe pandemia për gjatë këtij viti.
“Gjatë gjithë këtij viti akademik nuk kemi qënë shumë në fakultet, së pari prej situatës së tërmetit e më pas prej situatës së Covid -19. Thirrja për anulimin e tarifave bëhët akoma edhe më ë e rëndësishme edhe më aktuale” tha studentja.
“Vetëm dy ditët e para të këtij pedicioni ku ne kërkojmë anulim tarifash për këtë vit shkollor, rreth 500 studentë e kanë firmosur. Ne do kërkojmë që edhe ata studentë që e kanë paguar deri tani tarifën t’ju rilthehet tarifa sepse është absurde, nuk ka arsye përsëe të paguhet” shprehet studentja.
Studentët u ndalën edhe te mësimi online ku treguan për Faxnews vështirësitë që kanë hasur.
“45 përqindë e studentëve nuk kanë patur akses online për të ndjekur mësimin, e vetëm kjo duket se e bënë mësimin online diskriminues dhe goxha e vështirë sepse leksionet janë dërguar vetëm në formatin word powrpoint dhe gjithashtu praktikat kanë munguar”- tregoi studentja.
Ndër të tjera studentët e viteve të fundit kanë hasur vështirësi në kthimin e auditoreve pas pandemisë.
“Përpara se të vinim në fakultet ajo që ne mendonim ishte një përmbledhje dhe konslutim i gjithë mësimit online që ne kishim praktikuar, por ajo që ne u përballëm ishte krejt absurde sepse pedagpgët nuk e mendojnë si moment për t’u shpjeguar por për të diskutuar me njëri tjetrin për paqartësi. Lëvizja për univeristetin ka protestuar herë pas here përpara Ministrisë së Arsimit për të bojkotuar tarifën e studimeve për këtë vit akademik, duke adresuar edhe problemet që të rinjët hasin gjatë jetës studentore.