Aktivisti Aulon Kalaja ishte i ftuar në studion e lajmve të Fax News ku e ka nisur bisedën me arritjen e marrëveshjes mes palëve për Reformën Zgjedhore.
Kalaja tha se pavarësisht se me marrëveshjen nuk ndryshon formula, ishte zgjedhje e zgjuar nga ana e Lulzim Bashës pasi Rama ishte përgatitur që përmes skenarit të njerëzve të ‘pavarur’ të merrte një mandat të tretë.
“Vendosën ta shkrijnë fare KQZ sepse ishte kthyer në një kamikaz. Unë gjykoj se duhen zgjedhje sa më të shpejta. Është folur për në vjeshtë për zgjedhje lokale që do të shërbente si valvul për të parë edhe Rama se ku është. Ka edhe kryetar bashkishë që do të dalin me probleme me ligjin.
Basha nuk ka lidhje me krimin, nuk ka kandiduar persona me rekorde kriminale, ai përkundrazi, ka vullnet për ta luftuar. Nuk pashë asnjë ndryshim të madh, ishte një marrëveshje që mban status quo-n. E djatha mbajti të njëjtën trupë zgjedhore për administrimin e qendrave të votimit. Pse është një fitore pavarësisht se mbetëm aty ku ishim? Sepse Rama kishte rënë dakort me disa faktorë të bënte depolitizimin e komisionerëve, ky ishte kurthi dhe mashtrimi që do ndodhte edhe manipulimi më i madh i votave për të marrë një mandat të tretë.
Do numëronin disa njerëz që sipas Ramës janë të pashantazhuar. Njerëzit e pavarur nga politika do të trembeshin më shumë nga Rama apo nga Basha? Natyruisht se nga Rama. Një fitore në tavolinë për momentin është e djashtës. Nuk mundet që votat e saj të numëroheshin nga Rama”, tha Kalaja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)