Presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza, me moshë 55 vjeç, është ndarë nga jeta papritur pas një ataku kardiak, njoftoi qeveria. Ai ishte shtruar në spítal të shtunën pasi nuk ndjehej mirë dhe gjendja e tij nisi të përmirësohej, por të hënën pësoi një atak kardiak dhe përpjekjet për ta ringjallur ishin të pasukseshme.
Pas 15 vjetësh në pushtet, Nkurunziza pritej të lëshonte postin në gusht. Kjo pasi në vitin 2015, njoftimi se do të kandidonte për një mandat të tretë futi të gjithë vendin në kaòs. Në një grusht të dështuar shteti qindra njerëz vdíqën ndërsa dhjetra mijëra të tjerë u larguan nga vendi.
Presidenti arriti të ndryshonte kushtetutën për të kandiduar në një mandat të tretë, por vendosi të hiqte dorë në atë që quajti “guida supreme drejt patriotizmit”. Ai kishte caktuar për vete shpërblesën prej $540,000 dhe një vilë luksi.
Nkurunziza erdhi në pushtet në 2005 dy vjet pas lùftës civile 10-vjeçare që la të paktën 300,000 të vdèkur. Ish-lideri rèbel krenohej me pretendimin se kishte sjellë paqen në vend por qeveria e tij kritíkohet për abùzime të rènda me të drejtat e njeriut.