Shoqata e transportit ditën e sotme ka zhvilluar protestën përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për miratimin e kërkesave për të mundësuar rifillimin e shërbimit.
Ata kërkojnë që të hiqet akciza për naftën dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit, të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%. Po ashtu ata kërkojnë rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese por edhe rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.
“Një pjese e jona vijon nga halli, i bëjmë kërkesë kryeministrit t’i marrë seriozisht kërkesat tona, e falenderojmë për ato që ka thënë se do ti plotësoj, por ne nuk i mbijetojm dot kësaj situate. Ndaj duam që kryeministri të na plotësoj ato kërkesa që ne ja kemi çuar jo më larg se dje. Të njohin më mirë autobusin, ta marrin me vullnet pozitiv kërkesat tona sepse rrezikojmë të bëhemi vendi i parë pa transport publik, pa transport publik domethënë paralizim total i ekonomisë tonë. Kërkojmë mbështetjen e shtetit për të mbijetuar. Nuk kërkojmë rritjen e biletës mund të jetë edhe transporti falas por thjesht duam mbështetje nga shteti” u shpreh një nga përfqaësuesit.
Ata shprehin dëshirën se duan të fillojnë punën ditën e hënë por duan që të suvencionohet 30 përqindshi që do të mbetet bosh gjatë kësaj periudhe dhe të gjitha pikat e tjera.
“Dëshirjomë të jemi në punë të hënën por duhet të sqarohen masat sesi do zbatohen, dhe 30 përqind që do mbetet bosh kush do e sunvencionoi. Katër pikat tona janë të zbatueshme.”