Mjeku Petrit Vargu ka deklaruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se një mjek dhe dy infermierë janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-së. Sikur mos të mjaftonte kjo, sipas Vargut askujt nga personeli mjekësot i urgjencës nuk i është bërë tamponi, dhe as nuk janë marrë masat për karantinimin e tyre.
“Skandal! Një mjek dhe dy infermiere janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-së. Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e Q.S.U “Nënë Tereza” nuk bëjnë tampone për personelin dhe fsheh rastet. SPAK ku është ?Po vidhen jetët e njerëzve!” shkruan në postim mjeku Vargu.
Kujtojmë se mes personave që kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit kanë qenë edhe 5 personel mjekësor. Numri i personave të shtruar në Infektiv është rritur me 9 pacientë. 8 prej personave të shtruar ndodhen në terapi intesive, dhe një i intubuar.
Rastet e reja janë zbuluar 21 në Tirane, 9 në Shkoder, 4 në Durrës, 3 në Kruje, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 1 në Berat dhe 1 në Urën Vajgurore.