IKMT ka kryer paraditen e sotme një aksion në plazhet e Velipojës, ku janë prishur ndërtimet pa leje në zonën e bregdetit. Pre e fadromave të IKMT-së ka rënë dhe një ”beach bar” që është në pronësi të ish-deputetit të LSI-së Agron Çela.
Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në zonë, dhe nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të IKMT-së, ndërsa ka në pronësi dhe një nga resortet më të mëdhaja në zonën e Velipojave.
Nga ana e pronarëve të tjerë të lokaleve dhe kioskave nuk kanë munguar përplasjet. Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al vihet re se ka debat të ashpër mes efektivëve dhe pronarëve që janë mbledhur duke bërtitur dhe kundërshtuar shembjen e pa lajmëruar.
Sipas tyre, aty është mundi i djersës që kanë derdhur dhe janë taksa pagues të rregullt. “Mos e përdorni popullin viktimë. Ne po i shërbejmë shtetit edhe turizmit edhe të gjitha gjërave. Janë taksa pagues të rregullt. Jeni duke cënuar të drejtat e mia”, thotë një prej tyre.
Ndërsa policia i kërkon që të largohen dhe ti lejojnë që të ushtrojnë aktivitetin. Në debat nuk kanë munguar edhe fyerjet, ndërsa një efektiv reagoi ndaj një zonje duke i thënë: “Vazhdo moj zonjë mos fyej se do të bëj kallëzim penal”. Në këtë përplasje ishin të pranishëm edhe kryetari i PD në Velipojë Nikoll Marku.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post