Këngëtarja e njohur Big Mama ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një foto ku shihet e ulur në karrige. Asaj i duket vetëm njëra nga këmbët dhe ndjekësit i kanë bërë komente që nuk i kanë pëlqyer aspak, dhe kanë hedhur dyshime se këngëtarja ka përdorur pak photoshop.
“Si paska dalë si mos të kishte këmbë”, “Ku e ke këmbën tjetër”, këto dhe shumë komente të tjera. Po ashtu disa media kanë shkruar se këngëtarja ka përdorur fotoshop për të “zhdukur” këmbën, prandaj Bigu ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.
“Shumë debila jeni o Zot, nuk e kuptoj. Këmbën e kam në karrige o debila dhe nuk duket nga fustani,” ka shkruar ajo.
Pavarësisht reagimit të Big Mamës, fotoja që ajo ka postuar ka lënë shumë vend për dyshime, sidomos tashmë që jetojmë në kohën e manisë për të qenë sa më perfekt dhe për tu dukur sa më bukut në rrjetet sociale.