02:43 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zëri i Amerikës: Dvorani largohet nga drejtimi i KED, në vend të tij Vitore Tusha

21:16 | 11/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëri i Amerikës: Dvorani largohet nga drejtimi i KED, në vend të tij Vitore Tusha

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), vendosi sot të konsiderojë të përfunduar mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Për pasojë ai humbet dhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë. Ky funksion pritet t’i kalojë anëtares se Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si nënkryetare e Këshillit.

Shumica e anëtarëve të KLGJ-së, të cilët mbështetën idenë e përfundimit të mandatit të zotit Dvorani, e argumentuan këtë me faktin që tanimë, kur tre nga katër anëtarët jo gjyqtarë, të Gjykatës së Lartë janë zgjedhur, atëherë, zoti Dvorani, nuk ka më arsye për të qëndruar në detyrë, përtej mandatit që i ka përfunduar në vitin 2014.

Zoti Dvorani, u emërua anëtarë i Gjykatës së Lartë në vitin 2005, pikërisht nga radhët e jogjyqtarëve. Por pas përfundimit në vitin 2014 të mandatit 9 vjeçar, ai zbatoi klauzolën ligjore e cila i njihte të drejtën e mbajtjes së funksionit, deri në emërimin e pasuesit.

Zoti Dvorani reagoi shkurtimisht ndaj vendimit të sotëm. “Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qene 6 me 4”. Përmes një letre drejtuar më parë KLGJ-së ai theksonte se mandati i tij, do të mund të konsiderohej i përfunduar, me emërimn dhe të anëtarit të katërt.

KLGJ u vu në lëvizje nga presidenti Ilir Meta, sipas të cilit “me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt”. Sipas presidentit të Republikës, anëtari i katërt “i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori”

Nga ana tij, zoti Dvorani, në letrën dërguar KLGJ-së e cilësonte nismën e Presidentit, si një lëvizje “me qëllimin e qartë: të ndërhyjë dhe ndikojë në mënyrë të papërshtatshme, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, në veprimtarinë e institucioneve kushtetuese të pavarura siç është KLGJ-ja dhe të arrijë të ndikojë në karrierën gjyqësore të një gjyqtari konkret”

Kërkesa e zotit Meta, pasoi një përplasjeje të gjatë mes tij dhe zotit Dvorani, lidhur me aktivitetin e këtij të fundit si kryetar i KED-së, përplasje e cila u nxit nga procedurat e ndjekur lidhura me emërimet në Gjykatën Kushtetues, që çuan në një konflikt të hapur mes kreut të Shtetit dhe Parlamentit. Për këtë rast, pritet javën e ardhshme dhe opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias. Dy draft opinionet e tij, i kanë dhënë të drejtë presidentit Meta, për mënyrën se si ai e trajtoi çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese./VOA

Pas

10 fakte, pse Ilir Meta do zgjidhet dy mandate si President i Shqipërisë

Para

FOTO/ Shihni si rumuni ka “paketuar” emigrantët shqiptarë për t’i kaluar ilegalisht drejt Anglisë

Para
FOTO/ Shihni si rumuni ka “paketuar” emigrantët shqiptarë për t’i kaluar ilegalisht drejt Anglisë

FOTO/ Shihni si rumuni ka "paketuar" emigrantët shqiptarë për t'i kaluar ilegalisht drejt Anglisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.