Një makinë e djßgur është gjendur në afërsi të fshatit Pezë e Vogël në Tiranë vetëm pak minuta pas atèntatit ndaj Hekuran Billës.
Dyshohet se mjeti i djègur ka lidhje me ekzèkutimin e 40-vjeçarit, pasi mund të jetë përdorur nga autorët të cilët më pas kanë fshèhur provat e aténtatit.
Burime bëjnë me dije se ai njihej edhe me emrin Herland Bilali ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesàpesh pasi ai kishte ekzèkutuar në vitin 2016 në Britaninë e Madhe një 22-vjeçar me emrin Prel Marku të cilin e ka qèlluar me plumb në kokë duke i marrë jètën në vend.
Billa është akùzuar edhe për pròstitucion ndërsa njihet si autori i dy plàgosjeve të tjera në Londër. 40-vjeçari ishte dénuar nga drejtësia angleze me bùrgim të përjetshëm. Por ajo çfarë është e habitshme ka të bëjë me faktin se ai kishte krijuar në kryeqytet një biznes privat, ndërkohë që një i kërkuar ndërkombëtarisht për krìme aq të rénda udhëtonte nëpër Tiranë me mjetin e tij luksoz mbi të cilin edhe u ekzèkutua sot, një “BMW X6”.
Billa kishte një biznes makinash me qera, ndërsa kjo provohet nga burimet për Faxweb.al që thonë se në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton të jetë pronar me 100 për qind i subjektit ‘Car Rent Albania’, biznes që është regjistruar në janar të këtij viti, ndërsa administrator është një tjetër person.
Hekuran Billa ka për objekt të biznesit të hapur të drejtën për lavazhe, restorante e lokale, ndërsa njihet si “kuksiani i makinave me qera”, ku kishte tre pika, një prej të cilave në Komunën e Parisit vend ku edhe u qèllua sot për vdèkje ndërsa mësohet se është përdorur silènciator pasi krìsmat e àrmës nuk janë dëgjuar në zonë. Forca të shumta pólicie kanë rrethuar zonën në kërkim të autorit/ëve.
“Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vràrë më àrmë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij. Menjëherë forca të shumta pòlicie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e aùtorit.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekùestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e aùtorit.”, njofton pòlicia.