Ngacmimet s*ksuale në shkolla dhe në universitete nga ana e stafit pedagogjik janë një problem shumë shqetësues në vendin tonë.
Vazhdimisht janë publikuar në media denoncime të shumta për mësues e pedagogë të cilët kanë përfituar seksualisht ndaj nxënësve dhe studenteve, duke shpërdoruar në mënyrën më të turpshme detyrën fisnike që kanë marrë përsipër të kryejnë.
Ndërkohë që fundmi po qarkullon një video ne mediat sociale ku shihet një pedagog, i cili akuzohet se “iu fut duart” studenteve kur ngrihen në seminar para auditorit.
Bëhet me dije se në video shfaqet pedagogu D.S, i cili jep mësim në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, prek në fundshpinë një nga studentët që ka ngritur në seminar.
Ai e fërkon për disa sekonda studenten, teksa i shpjegon një ushtrim në dërrasë, ndërsa videoja është filmuar nga studentët e tjerë.
Nuk dihet koha se kur është filmuar videoja, por sipas denoncuesit kjo nuk është hera e parë që pedagogu në fjalë, i cili duhet theksuar se është në moshë, bën të tilla gjeste e veprime të turpshme në auditor.