Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me përmbledhje nga takimet e kreut të PD Lulzim Basha me biznesmenët, ditët e fundit, të cilët u ankuan se nuk kishin marrë “pagë lufte”.
Në një video të publikuar ne Facebook, Rama ka nxjerrë me emrat e të punësuarve të këtyre bizneseve që kanë përfituar mga paketat ekonomike të qeverisëm ndërkohë që ata në të kundërt pretendonin se nuk kishin marrë asnjë mbështetje nga qeveria.
“Faktet nuk janë opinione. Shpifjet nuk janë alternativë qeverisëse, Politika nuk është lojë me njerëzit”, shkruhet në video.
Ndërkohë në video thuhet se rreth 250 mijë shqiptarë kanë përfituar nga “pagat e luftës”, ku pjesa më e madhe e tyre kanë përfituar ndihmën prej 40 mijë lekësh të reja.