18:34 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pelegrinazhi nga mëngjesi deri në darkë për dy ditë në Kishën e Laçit, ja cilat rrugë do të bllokohen

10:23 | 12/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pelegrinazhi nga mëngjesi deri në darkë për dy ditë në Kishën e Laçit, ja cilat rrugë do të bllokohen

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç do të bëhet sot dhe nesër, përkatësisht datat 12 dhe 13 qershor dhe policia ka publikuar planin e masave duke dhënë detaje se cilat rrugë do të bllokohen.

Njoftimi i plotë: Masat e marra nga Policia e Lezhës për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, në datat 12 dhe 13 qershor 2020.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit. Masat e marra si më poshtë: – Nga ora 08:00 datë 12.06.2020 – ora 24:00 datë 13.06.2020 do të kufizohen disa segmente rrugore në lëvizjen dhe parkimin e mjeteve, të cilat janë:

-“Nga kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”, -“Nga kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”, -“Nga kryqëzimi i gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”, -“Nga pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe Policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga kryqëzimi i gjimnazit deri te kryqëzimi i varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
– Nga mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë, pasi bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit rrugor.
– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit dhe të pelegrinëve, përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.

Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.(A.M/Faxweb.al)

Pas

Një për një me emra/ Rama nxjerr listën e personave me biznese që u ankuan tek Basha: Ja sa u paguan!

Para

PPE kundër Ramës, i rikujton 15-kushtet për çeljen e negociatave: Zgjedhjet lokale të parakohshme në një ditë më zgjedhjet parlamentare

Para
“Ata që bëjnë video-selfi gènjejnë”, Rama për pagat e lùftës: Deri në mesin e qershorit publikojmë emrat e punonjësve që përfituan

PPE kundër Ramës, i rikujton 15-kushtet për çeljen e negociatave: Zgjedhjet lokale të parakohshme në një ditë më zgjedhjet parlamentare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë ruse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.