Maturantët ditën e sotme po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit për provimin e gjuhës shqipe, që sipas tyre ishte tezë shum subjektiv dhe i pa formuluar mirë.
“Kërkojmë përsëritje provimi. Teza nuk ishte e formuluar mirë” shprehet një nga maturantët.
“Në provim ishin pyetjet e tre muajve të fundit që thanë se nuk do ishin. Provimi ishte subjektiv” thotë një tjetër maturantë.
“I gjith testi bazohet në pyetje subjektive sic ishte pyetja e turit, tani vjen turi edhe hedh posht gjithë punën ton 12 vjecare. Ndërsa në pjesën e morfologjisë ku thoshte se kush nga fjali nuk kanë folje të gjitha alternativat kishin folje. Ndërsa na thanë se pjesa e mësimit online nuk do të përfshihej, ndërkohë ne na ra Lazhgush Poradeci që e kishim marrë në muajn mars.”
Kush ishte Turi që maturanëtët flasin të shqetësuar.
“Turi na mori mëqafë” tha një maturante.
“Teksti kishte bënte se nga se do shkonte varka e Turit dhe normalisht që kjo ishte diçka shumë subjektive sepse secili ka mendimin e tij.”
Gjithashtu nga ana e maturantëve të kryeqytetit pritet edhe një protestë mbasditen e sotme në orë 17:00.
Ndërkohë paralelisht gjimnazistët në Berat janë ngritur në protestë. Ata thonë se testi nuk kishte lidhje me modelin që nxori Ministria e Arsimit, ndaj kërkojnë që të ulen kuotat për hyrjen në universitete.