Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar për 29 vjetorin e PS-së me një postim në rrjetin social Facebook ku ka bërë një bilanc të këtyre viteve.
Gazetari shprehet se prej qeverisë pritej shumë por sipas tij në vend të tyre ka ardhur një monstër që solli krizë.
“Bilanc per 29 vjetorin e PS-se.
Thone 29 vite PS! Sot Ditelindja e saj. Pritej maturim. Pritej qeverisje. Pritej mjekesi falas. Pritej progres. Pritej te ishim ne BE. Priteshin shumë…Ne vend te tyre erdhi nje monster e gjate, qe na solli krize. Na solli borxh. Na solli genjeshter. Na solli droge. Na solli bandite. Na solli krim. Na solli prostitucion. Na solli emigracion. Na solli stanjacion… Na solli percarje. Na ishte njehere nje PS. Ta kujtojme…” shkruan Dylgjeri në status.