Pedagogia e Gjuhë-Letërsisë Lili Sula e ka konsideruar provimin e maturës për të cilin janë ngitur gjimnazistët, si skándaloz plot probleme në rrafsh konceptual shkencor, metodik e jashtë përmbajtjes lëndore.
Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Sula shprehet se asaj personalisht i janë dashur 30 minuta të kuptoja testin dhe nuk i ka dalë koha të zgjedh alternativat duke theksuar se kjo është një “fyerje e madhe për të gjithë maturantët që kanë lexuar veprat letrare e kanë mësuar këto dy lëndë; fyerje e nëpërkëmbje për mësuesit, që i janë përkushtuar mësimdhënies gjatë viteve të arsimit të mesëm të lartë dhe dje, pas provimit, ishin në pozitë të vështirë e nuk dinin t’i përgjigjeshin pyetjeve të maturantëve për saktësinë e alternativave”.
Ajo thotë se një model i tillë testimi ka ngjallur tek maturantët urrejtjen për artin e fjalës dhe zbehur dëshirën për të lexuar letërsi, duke shtuar se kjo grackë bëri ‘më së miri’ distancimin e të rinjve ndaj leximit, si dhe thirrje e hapur për të mos studiuar e jetuar në Shqipëri.
Reagimi i plotë: Maturantët tanë u testuan në provimin e Gjuhës shqipe e të Letërsisë përmes një testi skandaloz, plot probleme në rrafsh konceptual shkencor, metodik e jashtë përmbajtjes lëndore.
M’u desh thuajse 30 minuta të kuptoja testin e nuk më doli koha të zgjedh alternativat, për të cilat, për një pjesë syresh, po pres me drojë të publikohet çelësi, ndoshta edhe më jep të drejtë …
Fyerje e madhe për të gjithë maturantët që kanë lexuar veprat letrare e kanë mësuar këto dy lëndë; fyerje e nëpërkëmbje për mësuesit, që i janë përkushtuar mësimdhënies gjatë viteve të arsimit të mesëm të lartë dhe dje, pas provimit, ishin në pozitë të vështirë e nuk dinin t’i përgjigjeshin pyetjeve të maturantëve për saktësinë e alternativave.
Testi i djeshëm i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, për më shumë se 32 mijë maturantë u ngjalli atyre ndjesinë e urrejtjes për artin e fjalës, si dhe u zbehu dëshirën për të lexuar letërsi, sepse, tek e fundit, të nxënit e saj në tri vite shkollore nuk pati asnjë vlerë.
Hartimi i testit për kurrikulën, që formon identitetin kombëtar te të rinjtë e që e hodhi maturantin/en në qendër të grackës ishte promovimi më i mirë që iu bë distancimit të të rinjve ndaj leximit, si dhe thirrje e hapur për të mos studiuar e jetuar në Shqipëri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)