Drejtori i Transporteve Blendi Gonxhja ka publikuar një video të limuzinës tip “Mercedes Benz”, prodhim i vitit 1966 që i përkiste Enver Hoxhës duke e shoqëruar me një histori. Sipas Gonxhjas, në vitin 1978 doli para Enver Hoxhës me dy vizatime të limuzinës dhe Qemal Stafës të cilat i pëlqeu.
Por kjo histori nuk i ka pëlqyer aspak gazetarit Flamur Vezaj, i cili bëri një shkrim në Facebook duke thënë se drejtori i Transporteve poston i eksituar që diktatori ia ka bërë qejfin, ndërsa shprehet se Gonxhja këtë gëzim e shfaq edhe sot pas 42 vitesh.
“E njihni kete??? Eshte Blendi Gonxhja, zv/kryetari i Bashkise se Tiranes! Ja çfare poston ne profilin e tij i eksituar qe diktatorit ia paska bere qejfin! Tregon me krenari qe e ka takuar diktatorin dhe qe ia paska pelqyer vizatimet e tij! Kete gezim e shfaq edhe sot pas 42 vitesh! Ja te na rrojne komunistet dhe kelyshet e tyre, sidomos ne pushtet”, shkruan gazetari Vezaj.(A.M/Faxweb.al)