“Zonja e parë” e Ukrainës ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas njoftimi të zyrës së shtypit të presidencës ukrainase bashkëshortja e presidentit Olen Zelenska është asimptomatike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa presidenti dhe fëmijët kanë rezultuar negativë.
Znj. Zelenksa po qëndron në shtëpi e izoluar nga pjestarët e tjerë të familjes.
Kujtojmë se të enjten, autoritetet ukrainase bënë të ditur se kishte pasur një rritje alarmante të rasteve me koronavirus, ndërsa vendi lehtësoi kufizimet e bllokimit.
Të Premten, vendi i ish-Sovjetikut raportoi 29.753 raste dhe 870 vdekje.
Presidenti ukrainas u bëri thirrje zyrtarëve që urgjentisht të përcaktojnë arsyen e e shpërthimit të rasteve të reja.(M.H/Faxweb.al)