Një 71-vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë ditën e sotme nga kòronavirusi duke e çuar në 32 totalin e viktímave në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç ínfeksionit me Còvid -19, kishte edhe sèmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Aktualisht në Infektiv po trajtohen 32 pacientë, ku 18 raste janë në gjendje të qëndrueshme ndërsa 12 janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje íntensive.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje krítike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje íntensive”, thuhet në njoftim. Numri i të ínfektuarve në Kosovë ka arritur në 1384 persona, nga të cilët janë shëruar 921 pacientë.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post