IKMT-ja ka vijuar ditën e dytë të aksionit të shembjeve të objekteve në Shkozë në kuadër të vijimit të punës për hapjen e Unazë Lindore të Tiranës.
Kujtojmë se në aksionin e zhvilluar 3 ditë më parë u shembën 12 objekte. Aksioni i sotëm nuk është shoqëruar me përplasje të banorëve me punonjësit e IKMT-së.
Këto prishje ndodhin pasi zona e Shkozës përfshihet në Lotin e 3-të të Unazës Lindore të kryeqytetit. Aksioni do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.