Shtimi drastik i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë tashmë po kalon parashikimet, ku sot është raportuar për 82 të prekur në 24 orët e fundit.
Pas një periudhë ku kishim në rënie të kurbës së personave të infektuar më COVID-19, në mënyrë të papritur u rrit ndjeshëm numri i të prekurve dhe vatër e marrjes së virusit këtë herë u kthye Qendra Spitalore Universitare në Tiranë.
Vetëm pak javë më parë u konfirmuan në QSUT, 13 persona të prekur nga virusi, ku rezultuan pozitiv, personel shëndetësor dhe pacientë, dhe kontakte të tyre.
Numri i personave të prekur në QSUT nga virusi erdhi në rritje dhe për pasojë, pas infektimit në spital ka pasur edhe viktima.
Një 82-vjeçare ndërroi jetë pak ditë më parë, e cila ishte infektuar me COVID-19 në QSUT, ndërkohë që vuante edhe nga sëmundje shoqëruese.
Sakaq raportohet për një numër personash të prekur nga sëmundje të tjera të rënda që janë infektuar në ambientet e QSUT-së.
Në Korçë, Faxweb raporton se ka rezultuar me COVID-19 një pacient që ka qenë i shtruar në Spital në Tiranë. Pasi u kthye në Korçë ka shfaqur shenja dhe pasi ka bërë testin ka rezultuar pozitiv. I prekuri nga Covid-19 është karantinuar në banesë, ndërkohë po bëhen teste të të afërmve të tij.
Po ashtu një ditë më parë Faxweb raportoi se një infektuar me COVID-19 në Elbasan kishte qenë i shtruar në spitalin e QSUT-së për të marrë trajtim mjekësor.
Në ditët e fundit ka pasur reagime të shumta se spitali QSUT që ka hapur shërbimet që kur u hoqën masat e ízolimit, është kthyer në burim ínfeksioni. Sot është konfirmuar numri më i lartë i rasteve me Còvid që prej nisjes së pandemisë me 48 të infektuar.
Po ashtu edhe një 70-vjeçare nga Patosi rezultoi pozitive më COVID-19, pasi ishte infektuar në QSUT.
Sipas informacioneve mësohet se 70 vjeçarja e sëmurë ka shkuar ne QSUT për të marre mjekimin e kimio -terapisë ndërsa edhe është infektuar.
Tashmë Qendra Spitalore Universitare, është kthyer në një vatër të rrezikshme të përhapjes së virusit COVID-19, i cili po përkeqëson edhe më tej shëndetin e pacientëve më sëmundje të rënda.(M.Q/Faxweb.al)