50 raste me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, bëjnë me dije burime për Faxweb.al. Ky është një numër më i ulët se ai i raportuar dje nga ana e Minsitrisë së Shëndetësisë, ku u deklarua një rekord prej 82 rastesh në vetëm një ditë.
Mes rasteve të reja 11 prej tyre janë zbuluar në Shkodër, 4 në Durrës, dhe 2 në Korçë. Ndërkohë që informacioni më i detajuar pritet që të jepet në deklaratën e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Vazhdimisht Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që qytetarët të jenë të kujdeshshëm me masat e distancimit dhe të higjenës, ndërkohë që vetë QSUT dhe spitale të tjera në vendin tonë, janë kthyer në vatra infeksioni.
Në një komunikim gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale, Rama paralajmëroi se në rast se numrat me të prekur do të vazhdonin të ishin të larta, vendi mund të shkonte sërish drejt mbylljes, ndërkohë që shtoi se do të jenë të ndaluara të gjitha llojet e grumbullimeve.
“Kush merr pjesë në grumbullime më të mëdha sesa numri i lejuar, do të penalizohet. Bizneset që nuk respektojnë masat e sigurisë nuk do të tolerohen më, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë. Qytetarët do të vazhdojnë të qarkullojnë lirisht, por do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave në hapësirat e përbashkëta publike”, u shpreh dje Rama. (E.K/Faxweb.al)