Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është mbledhur një muaj pas shembjes për një aksion simbolik. Ata kanë hapur banderolën “Ne ringrejmë Teatrit” ndërsa paralajmërojnë se “Ditët tjera do të ketë aksione të befasishme”, pa dhënë më shumë detaje.
Një prej aktivisteve e pranishme në zonën ku ishte Teatri shprehet se shembja shkaktoi zhdukjen e historisë shqiptare. Në fjalën e saj, thotë me bindje se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të dinë se teatri do të ngrihet ashtu sic ishte.
“Shikoni nga mbrapa, nuk është e thjeshtë, është zhdukur një godinë, pra është zhdukur historia, është zhdukur e shkuara jonë. Ky është mesazhi që ne duhet të përcjellim sot në këtë vend ku mungon, por në fakt shpirti i teatrit është këtu, shpirti i teatrit është këtu, teatri do të ndërtohet dhe këtë duhet të dijë Edi Rama, Erion Veliaj, të gjithë ata që guxuan të bëjnë këtë gjëmë. Kjo është një gjëmë kombëtare pasi kanë guxuar të prekin të shkuarën tonë pa të cilën nuk mund të ndërtojmë të ardhmen e as ti japim kuptim të tashmes tonë.
Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët që po mobilizohen në mbarë botën duke krijuar grupime për ti treguar se çfarë po ndodh në kryeqytetin shqiptar. Jemi në një betejë ligjore që nuk është e lehtë për tu kapërcyer nga askush, jo më nga ky pushtet i cili ka thyer çdo barrierë dhe çdo gjë ligjore”, tha aktivistja.(A.M/Faxweb.al)