Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula mund të konsiderohet një prej meshkujve më të preferuar të momentit, historitë e dashurisë të së cilit nuk mbeten jashtë syrit mediatik. Romanca me Dafina Zeqirin ishte ndër më të komentuarat në faqet rozë dhe ka ende fansa që e duan bashkimin e tyre.
Mirëpo Ledri po përjeton romancën me Sara Hoxhën, të cilës nuk i bën aspak përshtypje e kaluara e partnerit dhe duket se ka marrëdhënie shumë të mira me këngëtaren shqiptare.
Dafina Zeqiri ka ndarë në InstaStory një foto me Sarën dhe një vajzë tjetër, teksa qëndrojnë të treja të ulura pranë njëra-tjetrës. “Destiny’s child”- shkruan Dafina krahas fotos, emrin e grupi të famshëm të vajzave, duke nënkuptuar se janë mikesha.
Këngëtarja duket e kuruar në detaj pasi mendohet se ishte duke xhiruar projektin e ri muzikor. Prandaj Sara dhe mikesha tjetër kanë qëndruar në prapaskenë. Kënga e re e Dafit do të jetë pjesë e albumit të saj më të ri me titull “Dafinë moj”.(A.M/Faxweb.al)