Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar një mesazh, për të cilin pretendon se është dërguar nga Ministria e Arsimit për mësuesit. Aty shkruhet se “të gjithë mësuesit dhe drejtuesit që janë thirrur për të administruar provimet e maturës shtetërore dhe nuk janë paraqitur, të merret masa e pezullimit nga puna.” Ky veprim do të ndërmerret nën motivacionin e shkèljes së urdhrit të titullarit.
Boçi e shoqëron mesazhin me një shkrim ku shprehet se këtë vit, matura shtetërore është kontestuar nga nxënësit dhe mësuesit. Për këta të fundit thotë se hezitojnë të jenë në procesin e administrimit, por Ministria ushtron dhùnë pa kufi duke kërcènuar me pushime nga puna.
Postimi i plotë: PIKA E DEGRADIMIT TË MATURËS – Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga mësuesit. Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit. E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nèrvozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcènuese për pushime nga puna.
Një dhùnë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj mësuesve. Më tùrp e zi s’ka ku të shkojë. Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë. Kërcènimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrènimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post