Gjykata e Apelit të Tiranës lë në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e Penales për vrásjen e Marvi Mihalit. Devis Bitraj është dènuar me 19 vite bùrg, Eugen Bitraj me 12 vite bùrg, të dy janë dènuar në mungesë. Gjithashtu Kridens dhe Marsel Alla janë dènuar me nga 12 vite bùrg.
Ngjarja
Marvi Mihali u vra pas një sherri banal për një karikues me datë 31 korrik 2017.
Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt, por nuk i kishte dhënë karikuesin.
Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar te Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.
Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka pasur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe mikut të këtij të fundit. Më pas, sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, Eugen Bitraj, 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë.
Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi Bitraj e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.