Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj sot në Kuvend foli në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik dhe nuk kurseu kritikat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për të cilin tha se u futën në mbledhje vetëm për të fituar një tender.
“Një lider opozite që do të rrijë në vend-numëro dhe nuk do të ndryshojë sistemin. Nuk e do botën e diasporës, depolitizimin e administratës zgjedhore. Ky njeri çfarë bën pse do ta luajë këtë status qua. Kemi ardhur për ti dhënë një lloj ndryshimi këtij vendi. I nxori njerëzit në rrugë për tenderin e idenfikimin biometrik. Prandaj me vjen keq. Me vjen neveri kur mendoj se në atë tryezë u arrit ajo që nuk duhet të ndodhte. Ata donin të vendosin në kod, që opozita të përcaktonte tenderin për identifikimin biometrik. E bënë gjithë atë luftë për të fituar atë tender. Por nuk merrem më me atë se është humbje kohe.
Edi Rama ti gabohesh nëse mendon se ne këtu jemi thjeshtë vota. Gabohesh se do të votojmë një reformën zgjedhore pa ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ne e mbajtëm në këmbë këtë Kuvend. Para se të ndodhte ajo që do të ndodhte. Nëse ke ndërmend të shpallesh diktator bashkë me Bashën dilni aty dhe thuajeni se ne jemi diktator.”- tha Hajdari.
Hajdari i kujtoi Ramës se ai ka bërë dy premtime në lidhje me Reformën Zgjedhore.
“Edi Rama na premtove se do ta bëjë reformën me dy faza. Unë e ngjita atë shkallë, se vura interesin e shqiptarëve para meje, po tani ti ku e ke shkallën tënde, çfarë do të bësh ti? Sot listat e hapura i do e gjithë shoqëria shqiptare. Jeni bërë sulltanë. Nuk ka votë pa dëgjuar zërin e popullit shqiptar dhe Kuvendit.”- tha Hajdari. (M.Q/Faxweb.al)