Modelja me famë në Angli, e njohur në vendin tonë si e dashura e reperit Fero ka vendosur të mbyllë rrjetin e saj social. Ky veprim mund të jetë marrë pasi një klinikë ruse ka publikuar imazhet ku Arbenita Ismajli ka bërë një ndryshim në fytyrë.
“Para dhe pas” ishin dy imazhet e publikuara që dukej qartë tërheqja e lëkurës dhe ndryshimi i formës së hundës. Më parë, Arbenita i ka mohuar të gjitha duke thënë se është “e mësuar nga shpífjet tuaja”.
Ndërsa në imazhe të tjera ka shfaqur linjat e saj të përsosura duke thënë se po udhëton për të takuar “burrin” ku i referohet reperit Fero. Të dy qëndruan larg njëri-tjetrit gjatë periudhës së pándemisë.(A.M/Faxweb.al)