Shifrat e infeksionit COVID-19, në Maqedoninë e Veriut mbeten alarmante, po ashtu edhe numri i personave që kanë ndërruar jetë.
Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1364 teste dhe 185 pre tyre kanë rezultuar pozitivë.
Shpërndarja nëpër qytete: Shkup-96, Kumanovë-2, Dibër-18, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-14, Strugë-20, Veles-2, Manastir-2, Ohër-7, Kavadar-2, Gostivar-2, Kríva Pallankë-1, Probishtip-1, Sveti Nikollë-2, Kërçov-3 dhe Resnjë-8.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 41 pacientë të shëruar dhe atë nga Shkupi-29, Kumanova-1, Shtip-4, Tetovë-2, Veles-4 dhe Gostivar-1.
Ndërkohë në 24 orë kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë, 8 nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Shtipi dhe një nga Tetova.