19:56 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Nuk mund të fliste për dy muaj me radhë pas një dëmtimi në tru, kur iu rikthye zëri i habiti të gjithë

07:44 | 22/06/2020
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk mund të fliste për dy muaj me radhë pas një dëmtimi në tru, kur iu rikthye zëri i habiti të gjithë

Një 31-vjeçare britanike, e cila nuk mund të fliste për 2 muaj për shkak të një dëmtimi misterioz në tru, e rifitoi zërin e saj, por tani mund të flasë me katër thekse të ndryshme. Emily Egan u bë memece në Janar të këtij vitit dhe mjekët mbetën pa fjalë, pasi me dhjetëra teste nuk arritën të zbulonin përse ose çfarë e shkaktoi këtë gjendje.

Në fund të Marsit, Emily nisi të fliste sërish, por zëri i saj nuk kishte asnjëlloj ngjashmërie me theksin prej Essex që kishte pasur më parë. Emily tanimë flet kryesisht me theks polak, e ndonjëherë edhe me një anglishte të keqe, por theksi i saj mund të shndërrohet papritur edhe në gjuhë frënge e italiane.

Nëse është në gjendje stresi flet me theks polak dhe nëse është e lodhur, 31-vjeçarja mund të humbasë totalisht aftësinë për të folur.

“Nuk është vetëm theksi që ka ndryshuar. Nuk mund të flas apo të mendoj në të njëjtën mënyrë si më parë dhe as nuk mund të ndërtoj fjali siç bëja më parë. Shkruaj ndryshe tani dhe i gjithë fjalori im ka ndryshuar. Anglishtja më është përkeqësuar edhe më shumë, pavarësisht se kam tërë jetën që jetoj në Britani”, tregoi 31-vjeçarja për të përditshmen britanike Mirror.

Pas shumë muajsh konfuzion, Emily është diagnostikuar tashmë me sindromën e thekseve të huaja, një çrregullim i rrallë i të folurit që shkaktohet nga dëmtimi i trurit, shkaku i të cilit në rastin konkret nuk dihet ende.

Ajo nisi të kishte dhimbje koke për dy javë radhazi përpara se zëri t’i trashej. Më pas e folura nisi t’i ngadalësohej. U dërgua me urgjencë në spital, ku dhe e humbi tërësisht aftësinë për të folur. Gjuhën e rifitoi teksa ndodhej për pushime, pasi neurologu i kishte këshilluar që të përpiqej që të relaksohej sa më shumë të mundej.

Pas

Mjeku italian jep lajmin e mirë: COVID-19 mund të zhduket dhe pa vaksinë, ja çfarë ka ndodhur këto ditë

Para

Në studio gjithçka mirë, Fjoralba zbulon raportin me Nevinën jashtë mjedisit të punës

Para
Në studio gjithçka mirë, Fjoralba zbulon raportin me Nevinën jashtë mjedisit të punës

Në studio gjithçka mirë, Fjoralba zbulon raportin me Nevinën jashtë mjedisit të punës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.