Pesë lojtarë nga klubi serb kanë rezultuar pozitivë me korònavirus pasi luajtën disa ndèshje ku morën pjesë mijëra tifozë. Njoftimi zyrtarë erdhi 12 ditë pasi Crvena Zvezda u përball me rivalët e Beogradit, Partizanin para një turme prej 16 mijë njerëzish. Kjo ishte pjesëmarrja më e madhe në Europë që prej fillimit të pándemisë.
Qeveria serbe i ka ulur masat e rrèpta që në fillim të këtij muajit dhe lejohej pjesëmarrja e njerëzve në zona të hapura, pavarësisht numrit të lartë. Por në këtë ndeshje ka pasur një numër të ulët të respektimit të rregullave të distancimit social.
Klubi serb Cverna Zvezda mbajti edhe ndeshjen finale të sezonit të shtunën, ku u përball me Proteler dhe fitoi titullin serb para 10 mijë fansave. Të paktën 4 lojtarë nuk luajtën në ndeshjen e fundit pasi kishin simptomat e korònavirusit nga ndeshja e mëparshme, njoftoi klubi.
“Futbollistët ndihen mirë dhe janë në izolim stríkt dhe në kontakt me ekipin mjekësor të klubit”, tha Red Star në një njoftim.