Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave nën akuzën u ushtrimit të dhunës fizike në familje. Dy personat e parë janë arrestuar në flagrancë duke dhunuar respektivisht i pari gruan dhe i dyti nënën e tij. Rasti i tretë është edhe më flagrant pasi 60-vjeçari akuzohet për dhunë dhe ngacmim seksual ndaj vajzës së tij.
Postimi i plotë i policisë: Në vijim të punës intensive për vendosjen para përgjegjësisë penale të personave që ushtrojnë dhunë në familje, Policia ka vënë në pranga 3 shtetas:
Arrestohet në flagrancë shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Sherisht, Vlorë, pasi ditën e djeshme dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.
Arrestohet në flagrancë shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 24.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, për motive të dobëta.
Ndalohet shtetasi në kërkim Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.