Fòrca të shumta pòlicie kanë zbarkuar në Tropojë mbrëmjen e sotme. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se do të bëhet një òperacion blic Anti-Drògë. Në Tropojë kanë mbërritur shumë forca FNSh dhe OPGj. Nuk dihet ende se në cilën zonë të qytetit do të kryhet òperacioni ku dyshohet se janë ngritur parcela dròge.
Kujtojmë se tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë një ditë më parë në Mallakastër, pasi akuzohen se kultivuan kanabis.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga kanë rënë T. A., 32 vjeç, banues në Gjonçë, Fier dhe A. A., 31 vjeç, banues në Cakran, Fier dhe I. M., 27 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Të tre këta persona në bashkëpunim me njeri – tjetrin, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi farash kanabisi, një armë gjahu dhe shtatë aparate celularë.(A.M/Faxweb.al)