03:40 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ai ishte thjesht babai im”, Sokol Balla del në emision me të zeza, pak orë pas humbjes së të atit: Më mori prej dore dhe më ngjiti në shkallët e RTSH-së…(Video)

10:50 | 26/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ai ishte thjesht babai im”, Sokol Balla del në emision me të zeza, pak orë pas humbjes së të atit: Më mori prej dore dhe më ngjiti në shkallët e RTSH-së…(Video)

Gazetari Sokol Balla, edhe pse kishte humbur të atin pak orë më parë, mbrëmjen e djeshme vendosi që të mos hiqte dorë nga emisioni i tij, ku kishte të ftuar ish-ministrin Ditmir Bushati.

I veshur në të zeza, dhe me dhimbjen që dukshëm i dallohej në fytyrë, Balla në fund të emisionit, tha se ky kishte qenë një nga më të vështirët për të, e falenderoi analistët e tjerë dhe Bushatin, që ia bënë transmetimin më të lehtë.

“Bushati të falenderoj, ju falenderoj shumë të gjithëve, Vajsarin dhe Lubonjën, e Ditmirin si mik, pak orë më parë babai im është ndarë nga jeta, dhe nuk ishte e lehtë për mua që të dilja në emision”, u shpreh Balla, ndërkohë që Bushati tha se Lulzim Balla ishte një njeri shumë i dashur i paskuintave në ndryshim nga i biri.

“Do isha shumë egoist tani që të tregoja shumë histori, sesi ai mua, dhe sesi unë preja tij, kujtoj Gushtin e 92-shit ku më mori prej dore dhe më ngjiti në shkallët e RTSH-së, sapo kisha fituar konkursin e gazetarisë, dhe më futi në një botë të re, nëse kam një anë pozitive që unë rrallë ja gjej vetes, e kam edhe prej tij, dua ta mbyll me fotografinë e tij, ai ishte një burrë i pamshëm e i sjellshëm, ishte thjeshtë babai im”, u shpreh mes emocioneve Balla.

Mjeshtri i Madh, kameramani i njohur i RTSH-së, Lulzim Balla, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas luftës disavjeçare me një sëmundje të rëndë. i ati i gazetarit të njohur Sokol Balla, një nga figurat që ka shënuar emër në Televizionin Shqiptar, vuante prej 5 vitesh, por luftën me sëmundjen nuk e fitoi dot.

Babai i gazetarit, prej 43 vite, Lulzim Balla shërbeu në RTSH, si mjeshtër i kameras duke u kujdesur në detaje për imazhin e të gjithëve. Gjithnjë i qeshur e fjalë pak e me një karrierë të gjatë mbi supe, ai arriti në kthehej në figurën më të dashur për institucionin ku shërbeu për vite me radhë me përkushtim e devotshmëri. Nga viti 2011, Lulzim Balla kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Pas

“Situata tek Inféktivi, shqétësuese”, sa shkon numri i të shtruarve, Tomini: Ja numri i personave në terapi intensive dhe atyre të intubuar

Para

Zbardhet si e përhapi Covid-19 në familja, emigranti i ardhur nga Anglia infékton të ëmën, vëllain dhe kushëririn 17-vjeçar.

Para
Alármante në Maqedoninë e Veriut/ 193 raste të reja, 9 viktíma në 24 orët e fundit

Zbardhet si e përhapi Covid-19 në familja, emigranti i ardhur nga Anglia infékton të ëmën, vëllain dhe kushëririn 17-vjeçar.

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.