Aktorja e famshme amerikane, Emma Roberts, do të bëhet nënë për herë të parë. Aktorja 29 vjeçare është shtatzanë. Prej disa kohësh, aktorja është në një lidhje me Garret Hedlund dhe ky është fëmija i parë edhe për Garret.
Dyshja janë treguar shumë privatë për lidhjen e tyre dhe ende nuk kanë reaguar mbi lajmin e pritjes së një fëmije.
Çifti u fotografuan për herë të parë bashkë në mars të vitit që lamë pas, kur u shfaqën në publik të kapur dorë për dore. Lajmi i lidhjes së tyre erdhi disa muaj pas Emma i dha fund fejesës me Evan Peters.