Ashtu siç u raportua më herët nga Faxweb.al, ka pasur një përplasje mes kryeministrit Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit, ndërsa shefi i qeverisë i ka folur ashpër, madje e ka paralajmëruar ta shkarkojë nga detyra nëse performanca në drejtimin e bashkisë së qytetit bregdetar nuk do të jetë në nivelet e pritshme, ku u tha se sondazhet e tregojnë të majtën me mbështetje vetëm 30%.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka treguar disa detaje dhe arsye të që sipas tij kanë çuar në përplasjen mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të Vlorës.
Sipas Berishës, Rama i është drejtuar Lelit siç dikur Fatos Nano i ishte drejtuar Ramës kur e mori nga Parisë, ndërsa shton se sipas tij, Leli është një mëkatar për t’u varur këmbësh në një shtyllë të qytetit dhe për këtë nuk ka dyshimin më të vogël.
Më tej ish-kryeministri i përmend Ramës sagën e lëvizjeve me emrat e rinj që marrin në drejtim Kadastrën e Vlorës dhe qëndrojnë vetëm pak ditë duke braktisur detyrën, me arsyetimin që sipas tij, firmosin disa ndryshime pronësish për llogari të Ramës.
“Vlora te urren ty Edvin se je nje genjeshtar 3D, ti i premtove Vlores se ne vitin 2020 do kishte gati aeroportin, premtove korridorin blu dhe tunelin 3D te Llogarase. Mashtrime, Mashtrime, Mashtrime. Per te gjitha keto Edvin, ne rast se Leli duhet vare per kembesh ne nje shtylle qyteti, ti duhesh vare ne Sheshin e Flamurit si hajduti dhe mashtruesi me i madh ne tere historine e Vlores”, shkruan ndër të tjera Berisha.
Reagimi i plotë: Nuk e ke nga Leli po e ke nga xhepi o Edvin hajduti! Miq, Edvin Kristaq Hajduti i eshte versulur dje me terbim narkokryetarit monist te Vlores, Dritan Lelit me fjalet se “do ta tregoj une ty, te mora nga hiçi ..” duke perifrazuar keshtu egzakt Fatos Nanon, i cili do te thoshte Edvinit se te mora nga hiçi te palare e thua piste nga Parisi tek shisje ikona te vjedhura.
Keshtu, sipas mediave Edvini duke i perplasur me zemerim tavolinen Lelit e ben ate pergjegjes per vidhisjen e mbeshtetjes se tij ne Vlore ne 30%, çka do te thote 70% e vlonjateve e urrejne narkodeputetin e tyre.
Miq, une nuk do ndalem ketu ne shkakun e vertet te shperthimit te Edvinit ndaj Lelit dhe shtoj se qe Leli eshte nje mekatar per tu varur per kembesh ne nje shtylle te qytetit nuk kam dyshimin me te vogel. Por te akuzosh Lelin se i paska nxire faqen Edvin Hajdutit eshte njelloj si te rrahesh uje ne havan apo te besosh rrethin katror.
Edvin, Vlora te urren fort sepse ne historine e saj ti me klientelen tende e ke vjedhur Vloren aq sa nuk e ka vjedhur asnje pushtues. Vlora eshte Bashkia e vetme ne bote ku ne 6 muaj jane emeruar dhe, pasi kane kryer porosine regjistruar pronat e vjedhura nga ti dhe rrethi yt, kane dhene doreheqjen 6 drejtore kadastre.
Ti mund te fshihesh prapa Hajdut Lames por para se te emeroheshin dhe shkarkoheshin apo dorehiqeshin 6 drejtor kadastre ne 6 muaj pa u hyre ferra ne kembe mund te shkonin ne burg jo nje por se paku 3 hajdute Lame. Por Hajdut Lame dhe drejtoret e kadastres nuk pesojne asgje se ata çdo gje e bejne me urdher dhe per kenaqesi te xhepit tend dhe klaneve te tua mafioze.
Vlora te urren ty Edvin njelloj si gjithe Shqiperia sepse ne 7 vite jo qe nuk rrite rrogat dhe pensionet por per shkak te inflacionit sot vlonjatet dhe te gjithe shqiptaret marrin se paku 20% me pak se sa merrnin ne vitin 2013.
Vlora te urren Edvin se ne 7 vite vjedhjesh, rrenash e mashtrimesh ti ke investuar ne Vlore me pak se 50% te asaj qe paraardhesi investoi ne prodhim dhe shperndarje energjie ne kete rreth apo 50% me pak se sa u investua ne rrugen e Bregut apo rrugen Vlore / Sevaster apo 50% me pak se sa u investua ne ujesjellesin dhe ne impiantin e perpunimit te ujrave te zeza te inauguruar ne qershor te vitit 2013 apo 2 here me pak se sa u investua per autostraden Levan – Vlore.
Vlora te urren Edvin se per Baypasin e saj projekti kishte perfunduar ne vitin 2011, financimi u sigurua i plote ne vitin 2012, punimet u filluan ne fund te vitit 2013 me tabele se do perfundonin brenda vitit 2015 por qe ne fakt u tenderua dy here dhe do perfundoje se paku 8 vjet me vones.
Vlora te urren ty Edvin se je nje genjeshtar 3D, ti i premtove Vlores se ne vitin 2020 do kishte gati aeroportin, premtove korridorin blu dhe tunelin 3D te Llogarase. Mashtrime, Mashtrime, Mashtrime. Per te gjitha keto Edvin, ne rast se Leli duhet vare per kembesh ne nje shtylle qyteti, ti duhesh vare ne Sheshin e Flamurit si hajduti dhe mashtruesi me i madh ne tere historine e Vlores. sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)