Mjeku Erion Dasho ka folur për situatën e korònavirusit në vendin tonë dhe për strategjinë e rihapjes nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me komitetin e ekspertëve për të cilët thotë se kanë treguar paaftësi për shifrat. Në intervistën për “Pasdite me Xhaxhiun”, në Fax News u shpreh se janë 4 mijë shtretër reserve për çdo moment dhe mund të përballohen deri në 12 mijë pacientë me Còvid.
“Ministria e jonë dhe komiteti i ekspertëve miratuan strategjinë e rihapjes ku përcaktuan 3 indikatorë. Numri mesatar i rasteve përgjatë 1 ose 2 javësh nën 25, i të shtruarve nën 150 dhe në reanimacion nën 25. Nga këto 3, i pari është plotësuar. Për mendimin tim ka qenë i gabuar. Ne kemi 8 mijë shtretër. Nga këta i shfrytëzojmë më pak se 50%. Pra kemi 4 mijë shtretër rezervë për çdo moment. Dhe 4 mijë shtretër rezervë përballojnë deri në 12 mijë pacíentë me Còvid. Pra nuk ka kuptim që të vendosim shifrën 25 dhe më vjen keq që kolegët e komitetit më kanë treguar paaftësi nga ana e shifrave”, thotë Dasho.
Sa i përket humbjes së besimit të publikut, Dasho u shpreh se gabími është tek qeveria që nuk i foli për atë që do të ndodhte pas karantinës, por për luftë, ndërsa thekson se vírusi nuk është bòmbë.
“Ka humbur 2 ose 3 muaj karantine ku publikut nuk iu kërkua bashkëpunim. Publiku u urdhërua të rrijë në shtëpi, publiku ndejti. Pra publiku e dëgjoi. Në këtë kohë, në vend që ti flitej për ínfeksion, parandalim dhe mënyrën e sjelljes që do të ndryshonte para se të hapeshin, iu fol për lùftë, për kamikazë, edhe sot e kësaj dite thuhet pacientë që hùmbi betejèn. Pacienti nuk e hùmb betejèn, humbet jetën. Betejën e humb gjenerali. Pra vazhdon me terminologji luftarake. Populli nuk është në lùftë, virùsi nuk është bòmbë”, tha Dasho.(A.M/Faxweb.al)