Një drejtues mjeti është ndaluar në Elbasan në makinë e të cilit tip “Porsche” janë gjetur pas kontrollit nga efektivët 35 mijë paund të padeklaruara.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit Algert Lloci banues në Tiranë, si dhe ka sekuestruar sasinë prej rreth 35 mijë paundësh.
Gazetarja e Fax News, Entela Duka raporton se automjeti mban targën “AA666YL”, ndërsa lloci ndodhet para hetuesve ku po jep sqarime mbi origjinën dhe destinacionin e parave.
(F.GJ/FAXWEB.AL)