Bashkimi Europian ka hapur sot zyrtarisht kufijtë e jashtëm, që ishin mbyllur si pasojë e Covid-19.
BE ka zyrtarizuar listën e vendeve që do t’i lejohet të hapin kufijtë dhe bie në sy se në këtë listë nuk bën pjesë Shqipëria.
Në këtë listë nuk përfshihet as Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa raportohet se nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë vetëm Serbia dhe Mali i Zi.
Raportohet se lista e vendeve të përfshira për hapjen e kufijve do të azhornohet çdo dy javë.
Këshilli Europian ka deklaruar se për të futur shtetet në listë, bazohen në ecurinë e situatës epidemiologjike, te masat e kontrollit, si dhe te çështjet ekonomike dhe sociale.