Mjekja Lida Shosha ka reaguar lidhur me mesazhet e kolegëve, pas ndarjes nga jeta të doktorit Arjan Pushi, si pasojë e Covid 19.
Shosha shprehet se të gjithë ata që kishin diçka për të thënë, duhet të flisnin sa kohë që Pushi ishte gjallë, dhe tashmë në respekt të familjes do të bënin mirë që të heshtinin.
Postimi i Shoshës:
Nje mjek foli….po cfare tha…Te flasesh keq, shume madje per nje mjek, koleg qe humb jeten parakohe, ne kete pandemi te paprecedent, ndonese jeta te ka perplasur shume here me te, eshte absurde, jonjerezore, aq dhe e padenje. Po te kishe kurajo, shkruaje sa ishte gjalle, perdryshe ne diten e mortit te tij, hesht, mos pipeti.
Askush nuk eshte i persosur ne ket bote, as ti , qe mbylle statusin, me hipokrizi miku. Mund te jesh cliruar nga mllefi i vuajtjes tende, po gjete dite te gabuar, moment te trishtuar. Hesht,ne respekt te familjes e femijeve qe la pas.
Kujtojmë se mjeku Pushi ishte i pari nga radhët e personelit mjekësor që humbi jetën si pasojë e Covid 19, ndërkohë që të shumta qenë mesazhet e ngushëllimit nga kolegët për të.