Një video amatore e filmuar në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, shfaq momentin kur një oficer pòlicie gòdet me shuplakë një grua me ngjyrë. Grindja u filmua nga kamera e turpit të një pòlici tjetër.
Gruaja u përfshi në një grindje me dy oficerë pòlicie dhe më pas i afrohet pranë njërit prej tyre duke ndezur më shumë gjakrat. Në një moment pòlici humbet durimin dhe e gòdet me shuplakë në fytyrë gruan, ku më pas e shtrinë në dysheme dhe e arreston.
Mësohet se gruaja ishte ankuar për vonimin e aeroplanit dhe për këtë shkak kishte nisur duke bërtitur në ambientet e aeroportit, duke u kthyer kështu në shqetësim për udhëtarët e tjerë. Ndërkohë raportohet se departamenti i pòlicisë në Miami, ka dënuar veprimin e pòlicit dhe kanë njoftuar shkarkimin e tij nga detyra.
Discussion about this post