Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Kombëtares së Anglisë, Kenny Sansom, është duke përjetuar ferr në jetën e tij, pasi ka humbur gjithçka që kishte për shkak të varësisë ndaj bíxhozit dhe alkóolit.
Sansom ka qenë në spital javët e fundit, ku ai ishte nën kujdes të vazhdueshëm pasi u rrah brutálisht në rrugë. Legjenda e Arsenalit, me 314 paraqitje në Premier League, nuk i priti mirë famën dhe milionat e ardhura prej saj në rininë e tij. Ai luajti për Newcastle United, QPR, Everton, por kishte disa pika të dobëta në karrierën e tij të cilat i kushtuan shumë.
“Ai e donte shishen më shumë sesa topin”, thonë disa nga shokët e tij. Varësia nga alkóoli dhe lojërat e fatit bënë që ai të mbeste pa prona të vlefshme, dhe përfundimisht pa shtëpi.
“Pólicia ka árrestuar një 60-vjeçar të dyshuar për súlmin, por ai u la i lirë për shkak të mungesës së provave”, shkruajnë mediat angleze në lidhje me súlmin që iu bë pak ditë më parë. Pasi la spitalin Sansom përfundoi sërish në rrugë
Kujtojmë se Sansom luajti për kombëtaren e Anglisë 86 herë, dhe ishte pjesë edhe e Kupës së Botës në vitet 1982 dhe 1986. Një vit më parë në një intervistë për “The Sun”, ai pranoi se jeta e tij u copëtua plotësisht për shkak të veseve.
“Unë jam i pastrehë. Pse? Sepse nuk kam para. Dhe jo vetëm kaq: Unë jam i gjithmonë i déhur dhe luaj bíxhoz,si dhe shëndeti im është i dëmtuar. Jetoj në rrugë dhe fle nëpër stola, jam thjesht një humbës”.-u shpreh ish futbollisti.
GJithashtu ai e ka pranuar që klubi ku ka bërë karrierë, Arsenali, ka provuar ta ndihmojë. “Arsenali po përpiqet të më ndihmojnë mua por unë jam armiku i vetës sime”, kishte thënë Sansom. Gjatë karrierës së tij Sansom ka luajtur kundër shumë emrave të mëdhenj, përfshirë edhe Armando Diego Maradonan.