09:13 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përfundon takimin me Ramën në kryeministri, Veliaj largohet me biçikletë, gardistët çohen në këmbë ”për ta nderuar”

12:38 | 08/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon takimin me Ramën në kryeministri, Veliaj largohet me biçikletë, gardistët çohen në këmbë ”për ta nderuar”

Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me një pjesë të kryebashkiakëve të vendit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur që të largohet nga mbledhja me biçikletë, ndërkohë që Rama do të vijojë mbledhjen me një pjesë tjetër të kryebashkiakëve.

Në videon e mëposhtme shihen gardistët që çohen në këmbë në momentin që Veliaj del nga zyra e Ramës, dhe largohet prej aty me biçikletë, mjet të cilin e përdor shpesh së fundi. Faxweb.al mëson se Rama iu ka kërkuar kryebashkiakëve që të mos bëjnë pushime, por të vazhdojnë takimet me qytetarët.

“Nuk do të ketë pushime për ju këtë verë, vijoni takimet me njerëzit. Pavarësisht pandemisë, ju duhet të gjeni mënyra për tu takuar me qytetarët”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhje.

Gjatë ditës së djeshme Rama zhvilloi mbledhje dhe me të gjithë deputetët, ku theksoi se nuk do të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale, pavarësisht pretendimeve të bëra nga ana e opozitës jashtëparlamentare.

Rama ka biseduar me ta në Sallën e Hartave në kryeministri për disa orë ku ka prekur edhe temën e koalicioneve parazgjedhore për të cilën tha se në zgjedhjet e ardhshme, mund të mos regjistrohen fare koalicione.

“Të vijohet me punën në terren, të jeni pranë njerëzve në këtë kohë pandemie. Deputetët tanë nuk mund të jenë me pushime në fundjavë. Duhet të jeni në terren. Të mos shkëputemi me njerëzit. Të mos kemi pushime. Duke qenë se shifrat e pandemisë nuk duken mirë, nuk duhet të fshihemi pas tyre për të mos shkuar në terren. Unë nuk besoj te listat e hapura. Por këtë është mendimi im personal. Këtë do t’a diskutojmë në Parlament. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe sistemim nuk i bëjmë dot vetëm. Duhen votat e opozitarëve”, ka thënë Rama.

Etiketa: takimi me ramenVeliaj
Pas

LAJM I FUNDIT/ Aksident masiv në Lezhë, plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

Para

Dje tha se nuk do të ketë zgjedhje lokale/ Zbulohen porositë e Ramës për kryebashkiakët: Për ju s’ka pushime

Para
Shqiptarët ”peng” i 19 të shtruarve në spital/ Si po e përdor Rama Covidin për t’i shtypur qytetarët, kërcënimi me rikthimin në pikën zero

Dje tha se nuk do të ketë zgjedhje lokale/ Zbulohen porositë e Ramës për kryebashkiakët: Për ju s'ka pushime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria merr 173 pikë nga publiku!

Tiranë/ Plagoset me armë 28-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, autori arratiset pas krimit, Policia vihet në kërkim të tij! U qëllua në këmbë, të panjohura shkaqet (EMRI)

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.